Muzika e Durrësit dhe Kavajës do ju shoqërojë mbrëmjen e kësaj të marte në spektaklin “Këngë Moj”. Për më shmumë se dy orë artistët do të performojnë në skenë për të sjellë këngët më të dashura të kësaj treve.

KASTRIOT TUSHAKENGETAR“Është një spektakël, që unë nuk mund të shquhem që jamë afër spektakleve shumë. Duke marrë pjesë në këtë organizim të mrekullueshëm të vizion plus, është njëatmosferë dashamirësie e të gjithë artistëve, duke filluart që nga orkestra se janë mbledjur më të talentuarit dhe grupi i artistëve këngëtarë të përzgjedhur nga stafi.”

 

 

IRMA LIBOHOVAKENGETARE“Si gjithminë folklori i të gjithë vendit tonë është i admirueshëm, por duke qënë se unë jam lindur e jamë rritur në këtë habitat me keto tinguj e me këto shije duket sikur më rrijnë afër shpirtit. Kështu që jam e gëzuar sepse dhe këngët janë vetë gjithë adrenalinë.”

 

Në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë as të ftuarit që marrin pjesë për herë të parë në “Këngë Moj”.

ELITA REÇIKENGETARE“Këngët e shqopërisë së mesme por dhe atë që përfshin zonën e durrësit dhe të kavajës i këndoj me shumë qejf. Mbase për këtë edhe më ftuan. Kam zgjedhur një këngë të shqipërise së mesme të Merita Halilit “o me sabah dola në Pazar” duke e lidhur pastaj edhe me një potpuri tjetër.

 

Prania e publikut në sallë i shtoi edhe më shumë emocionet e artistëve gjatë interpretimit të tyre.

JULIANA PASHAKENGETARE“është shume plotësuese edhe për ne artistët. Vitin e kaluar e bëmë në një farë mënyre vetë pjesën e publikut, por ne kemi nevoje për publikun, për duartrokitje, për ndjekjen e tyre për faktin që janë këtu bashkë me ne, nuk ndiehemi vetëm.”

 

“Këngë Moj” vjen sërish sot në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re