Deputeti i PD, Ervin Salianji i cili drejtoi edhe fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kavaja ka falënderuar të gjithë qytetarët, që zgjodhën Fisnik Qosen.

Sipas Salianjit, kjo është edhe një ditë e rëndësishme për të gjithë demokratët, pasi Kavaja është një rreze shprese për ata që janë pikëlluar nga rezultati në rang kombëtar.  Një mesazh Salianji kishte edhe për ata që mendojnë se opozita do të dobësohet.

“E di që kjo është një ditë e mezi pritur për qytetarë te Kavajës. Është një ditë ku cdo demokrat i pikëlluar apo jo  me zemrën plot për shkak të rezultatit në Shqipëri vjen një rreze shpresë nga Kavaja. Kavaja sic e kemi thënë ne ja rikthyem përmes Fisnik Qoses bashkinë qytetarëve dhe ja rikthyem edhe demokratëve.

Pa diskutim kjo është një ditë e rëndësishme për të falënderuar ata që kanë punuar para nesh për të krijuar një bazë të jashtëzakonshme. Ju kontribut për fitoren e Fisnik Qoses dhe opozitës dhe dhënien e një mesazhi.

Kjo fitore ishte një fitore shumëfish e rëndësishme për qytetarët. Në kushtet kur paratë rrjedhin lumë nga korrupsioni, kur astet e vendosura në dispozicion nga ana e qeverisë për të ndikuar në rezultatin zgjedhur, ku u zhvillua një garë e pabarabartë në gjithë Shqipërinë. Edhe në Kavajë pati një represion të jashtëzakonshëm, por qytetarët i rezistuan.

I dhamë një rreze shprese demokratëve, Kavaja që ka luftuar e para në kushtet e regjimit. Për të gjitha ata që mendojnë se PD, opozita ndonjë ditë do dobësohet e kanë gabim”, tha Salianji para qytetarëve të Kavajës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re