Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se ballafaqohet me qytetarët me një program të qartë elektoral.

Komentet Qosja i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës për këtë bashki, ku i pranishëm është edhe ish-kryeministri Berisha.

Ai kërkoi nga qytetarët që të bashkohen dhe në 14 maj të përzënë nga Bashkia e Kavajës ata që sipas tij kanë zaptuar qytetin.

“Ky është 5 muajshi më i bukur i jetës time. Kjo falë optimizmit që më keni dhënë. Kemi shkelur çdo pëllëmbë dhe në 14 maj të përzemë njëherë e mirë këta njerëz që kanë zaptuar Kavajën. Unë jam krenar sepse vij përpara jush me një program të qartë.

Ne jemi serioz në punën tonë, vijmë me program, me fakte dhe me fakte do të flasim edhe në 14 maj. Kavaja është Kavaja e demokracisë. Kavaja nuk trembet nga horrat, Kavaja voton me zemër.

Jam krenar që jam përpara jush. Do ju kërkoja të gjithëve me zemër të trokasim në çdo derë, në çdo shtëpi. Kavaja është e qytetarëve, Fisnik Qosja është shërbëtor i Kavajës. Fitore”, u shpreh Qosja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re