Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kavajë, ku një fëmijë i mitur është dërguar pa shenja jete në spital.

Gazetari Kelment Baçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 2 muaj. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën i mituri, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re