Dy persona të infektuar me koronavirus janë shtruar në Konvalishencën e Durrësit, që është kthyer në një karantinë.  Dy personat janë shtruar dy ditë më parë dhe janë në listën e personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri.

Dy personat kanë rezultuar pozitiv po marrin trajtim te shtëpia e pushimit të ushtarakëve, që tashmë është nën mbikqyrjen e ministrisë së Shëndetësisë.Bëhet e ditur  se dy pacientët janë shtruar aty me qëllim për të ulur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.

Në Durrës janë të konfirmuar 5 të prekur me koronavirus, ndërs anë total numri i te infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar sot 76.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re