Skip to content

Kavani kalon më tej Uruguajin, Ronaldo ndjek Mesin

Pas Mesit është edhe Ronaldo që largohet nga botërori, i cili kështu hub dy nga protagonistët më të mëdhenj të tij pa ia dalë të lënë shenjë. Ronaldo dhe Portugalia nuk ia dolën përballë një Uruguaj cinik që vazhdon të luaj si në fazën e grupeve. Kështu Uruguaj gjen në çrekfinale Francën me emocionet që shtohen.

Pjesa e parë zgjidhet nga një gol model që të shënuar nga Kavani pas një kombinimi me Suarez duke treguar se të dy super sulmuesit uruguajan e gjejnë mirë njëri-tjetrin.

Ndërsa Portugalia e nis më mirë pjesën e dytë duke gjetur edhe barazimin me Pepen që shënon me kokë në një goditje këndore. Por është sërish Kavani që ‘’vulos’’ sfidën kur shënon pas një inkursioni përsonal. Deri në fund Portugalia provon për të dërguar ndeshjen në shtesë por nuk ia del të shënoj sërish./Berati.TV

Uruguaj 2-1 Portugali

Shënues: Kavani 7’, 62’/ Pepe 55’