Skip to content

Kazakistan, arrestohet për tradhëti ish-kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare

Autoritetet kazake kanë arrestuar Karim Massimov, një ish-kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare me dyshimin për tradhëti, tha të shtunën Komiteti i Sigurisë Kombëtare.

Massimov, i cili u shkarkua këtë javë ndërsa protestat u ndezën në të gjithë vendin e Azisë Qendrore, u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë, tha në një deklaratë Komiteti i Sigurisë Kombëtare. Ata nuk dhanë emra apo detaje të tjera, transmeton Hina.

Dhjetra u vranë dhe shumë ndërtesa publike u plaçkitën e u dogjën në dhunën më të keqe në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Pas disa ditësh dhune, forcat e sigurisë duket se kanë marrë kontrollin e rrugëve të qyteteve më të mëdha të Kazakistanit.

Presidenti i mbështetur nga Rusia Kassym-Jomart Tokayev tha se ai kishte urdhëruar forcat e sigurisë të qëllonin dhe të vrisnin dhe të shtypnin kryengritjen e vendit.

Një aleat i ngushtë i ish-presidentit

Me ftesë të Tokajevit, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia vendosi forcat në një kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet Lindje-Perëndim.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për bisedime javën e ardhshme mbi krizën ukrainase.

Massimov konsiderohet aleat i ngushtë e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev. Ai ishte dy herë kryeministër dhe shërbeu gjithashtu si kreu i administratës presidenciale nën Nazarbayev.

Nazarbayev, 81 vjeç, ishte sundimtari më jetëgjatë i një ish-shteti sovjetik derisa Tokayev u bë president në vitin 2019.

Familja e tij besohet se ka ruajtur ndikimin në Nur-Sulltan, një kryeqytet që mban emrin e tij. /Tesheshi.com/