Gjatë shpërthimit në Tengiz në Kazakistan, një nga tre fushat më të mëdha të naftës në vend, kanë humbur jetën dy punonjës, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Drejtoria për situata të jashtëzakonshme e rajonit Atirau njoftoi për shpërthimin në fushën e naftës Tengiz.

Në njoftim thuhet gjatë analizave hidraulike ka ardhur deri te një defekt të tubacionit, ku dy punëtorë kanë mbetur të vdekur dhe tre janë lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia në Atirau ka nisur hetimet për rastin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re