Ish-oficeri i marinës amerikane SEAL dhe themeluesi i kompanisë private ushtarake Blackwater USA, Eric Prince, dikur një këshilltar i ngushtë i Presidentit të Donald Trump, shkeli embargon e KB për eksportet e armëve në Libi, së bashku me tre kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe menaxherët e tyre të lartë gjatë operacionit për të ndihmuar komandantin ushtarak rebel Kalifa haftar në marrjen e Tripolit, thanë ekspertët e KB.

Në seksionin kryesor të raportit të KB të marrë nga AP, një panel ekspertësh tha se operacioni i një kompanie të shtrenjtë ushtarake private, i quajtur Project Opus, ishte krijuar për t’i siguruar pajisje ushtarake komandantit rebel, gjeneralit në pension Khalifa Haftar.

“Në Project Opus, kishte gjithashtu një plan për të rrëmbyer ose eliminuar objektiva të rëndësishëm në Libi,” thanë ekspertët e KB.

Në prill 2019, Haftar dhe forcat e tij, të mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan një ofensivë dhe u përpoqën të pushtonin kryeqytetin libian, Tripolin.

Sulmi i tyre përfundoi me dështim, pasi Turqia i dha mbështetje ushtarake qeverisë së njohur nga KB, me ndihmën e qindra trupave dhe mijëra mercenarëve nga Siria.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re