Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur debat mes dy deputetëve të Partisë Demokratike, Noka dhe Xhaferri.

Deputetët kanë qëndrime të kundërta, në raport me luftën që ka shpërthyer në PD. Xhaferri mbështet Luzlim Bashën, ndërsa Noka është mbështetës i Berishës dhe organizator i disa prej takimeve të “Foltores”.

Deputeti Noka, i tha Xhaferrit, se në Durrës, ai ka bërë telefonata, në mënyrë që anëtarësia të mos priste Sali Berishën në takim, por sipas Nokës kjo nuk ka funksionuar sepse “50% e anëtarësisë ka firmosur” në Durrës për mbajten e Kuvendit të partisë.

Pjesë nga debati: 

Flamur Noka: Deri kur ndodhi procesi po mbështesnim ringritjen e partisë. Por cfarë ndodhi? Një natë të bukur, pa pyetur askënd, na njofton se Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar. Pasi bëri elozhet për Berishën, tha e përjashtova. Iku kjo. Tani, ju mblodhi ju që jeni kryetar, ju thoshte e dua, vdes, qaj. Sapo ikët ju, thërriste benjaminët e tij dhe ju jepte urdhër të mos pritej Berisha. Një nga ata je ti Ferdinand që ke bërë telefonata pafund në Durrës, pavarësisht se nuk e ke arritur. Po të them Ferdinand se mbi 50% e firmave të Durrësit kanë kaluar dhe ta dish që janë edhe kundër teje.

Ferdinand Xhaferri: Mos merr përsipër të flasësh për Durrësin, se nuk e njeh. Bazohem mbi të vërteta. Jam i qetë dhe i ndërgjegjshën. Vendimi i Bashës, konfirmon vetëm një gjë, që e ka marrë, vetëm nga shqetësimi i të ardhmses së anëtarëve të partisë. Këtu fillon dhe mbaron gjithcka.  Ju thoni që PD fiton në luftë me kundërshtarët. Unë them që e bën vetëm në aleancë me ndërkombëtarët.

/TPZ.al/

LEXO EDHE: 

Debat i fortë/ Flamur Noka: PD në zgrip, ju fusni kokën në rërë dhe nxirrni të pasmet lart! Xhaferri: Anëtarësia votoi Bashën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re