Edi Rama:

Ke biseduar me Vuçiç për situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës? “Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç apo siç shpesh herë miq e mirë kosovarë më thonë me “vëllain tim Vuçiç”, nuk kam asgjë për të diskutuar. E drejta është me Kosovën dhe kjo është e qartë shumë, ne jemi në krah të Kosovës sic është gjithë komuniteti ndërkombëtar Europian. Njësitë speciale bëjnë teatër me helikopter dhe avionë. “Vëllaut tim” në Serbi do t’i thoja po të kishte ndodhur diçka në kufi, në kushtet ku po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon kryeministrit Albin Kurtit të marrë vendimet e duhura që të vazhdohet me dialog përpara mos ngrihet konflikti. Institucionet nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit të Kosovës, ato fluturimet akrobatike provokojnë dhe marrin peng qytetarët serb të Kosovës, në kushtet të një dialogu që nuk ecin sic duhet.”, u shpreh Rama.

“Ne mbështetim dialogun 100%, por çfarë do ambasadori rus, imagjinoni ambasadorin amerikan të shkonte në kufi dhe të shikonte cfarë bëjnë njësitë speciale. Ky është një teatër që ndez rrezikshëm institucionet në Beograd”, përfundoi Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re