Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente dramatike pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.

“Solidaritet për Shqipërinë. Hapi i parë është ndihma 15 milionë euro. Do të zhvillojmë një konferencë të përbashkët donatorësh”, tha Ursula Von der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re