Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, nga ku ironizon kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe drejtuesin e fushatës së PD Chris LaCivita.
Rama i është përgjigjur deklaratës që Berisha bëri një ditë më parë.
“Unë para Ismail Qemalit kam bërë betimin. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do ta largoj nga Shqipëria”, thotë Berisha në videon që Rama ka publikuar në Facebook.
Lidhur me këtë Rama i përgjigjet Berishës duke shkruar.
“Po ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë?Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?”