VLORË- Policia e Vlorës arriti të parandalojë një atentat të mundshëm në qytet. Për këtë u vu në pranga një 28-vjeçar, ndërsa dy 17-vjeçarë të tjerë u proceduan në gjendje të lirë pasi po lëviznin bashkë me të riun në makinë kur dhe u bë arrestimi i tij.
Gazetari Elton Nikaj thotë se është e konfirmuar se i arrestuari do kryente një antenat, por nuk dihet se kush ishte shënjestra e tij.
“28 vjeçar është ndaluar, ndërsa hetimet janë duke vijuar. Është konfirmuar se do kryente një atentat në qytetin e Vlorës. Në procedim penal janë edhe dy 17-vjecarë, që akuzohen për moskallëzim krimi. Pritet të merret në pyetje 28-vjeçari. Ajo që është konfirmuar edhe nga vetë Policia është se është parandaluar një ngjarje kriminale.”, raportoi gazetari.
Aktualisht, sipas informacioneve paraprake, i arrestuari nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por gjithsesi do jenë hetimet dhe dëshmia e dy minorenëve, që do të hedh dritë për planin që kishte menduar Donald Petani ( Alimuca).
“Të patën deri tani nuk konfirmohet të ketë pasur precedent, por janë informacione shumë të rezervuara, sepse kishim të bënim me një atentat të mundshëm të 28 vjeçarit ndaj një personi”, raportoi më tej gazetari./n.m.
