Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Librazhdit komentoi deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili u shpreh se ka marrë një ftesë për një vizitë në SHBA.

“Sot pas 2 muajsh kur shihni veprimet e peng kryetarit, një njëri i shkolluar në perëndim po që nuk njeh një ligj. Sot ai ka në dorë vetëm 1 ligj, statutin e partisë dhe në statutin e partisë ai thyen çdo nen, shkelmon çdo forum të PD.

Për të këshilli kombëtar nuk ekziston, kuvendi ia partisë nuk ekziston. A kishte të drejtë Manjani, që ky kryeministër do ishte më i rrezikshëm që mund të instalohej në këtë post. Absolutisht.

Sot ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them 2 fjalë: Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Jaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën.

3 vjet më parë u nis për në SHBA doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do arrestohej, u thanë demokratëve. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj po ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë”, deklaroi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re