Skip to content

Ke filluar t’i besosh, përse ke ndryshuar mendje për SPAK-un? Basha jep këtë përgjigje: Sapo ka filluar! Leftet Koka është “bishti” i korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështet SPAK-un dhe u bën thirrje që të hetojnë pa përjashtim të gjithë politikanët që janë përfshirë në afera korruptive.

Kur u pyet përse ke ndryshuar mendjen për SPAK-un, Basha tha se drejtësia e re ka filluar të japë shenjat e para të ndëshkueshmërisë por thekson se Lefter Koka është “bishti” i qeveritarëve të zhytur në korrupsion.

Pse ke ndryshuar mendjen për SPAK-un, ke filluar t’i besosh? “Nuk kam ndryshuar unë por ka ndryshuar SPKU që financohet nga taksat e shqiptarëve, amerikanëve dhe BE-së. Dy vite më parë kur u krijua duhet të niste menjëherë punën. SPAK është krijuar për të luftuar korrupsionin mbështetje të jashtëzakonshme nga faktorët ndërkombëtarë, akses të jashtëzakonshëm dhe të burimeve të inteligjencës, i kan gjithë mjetet për të luftuar kundër korrupsionit , është armiku nr një i mirëqënies të shqiptarëve, të gjitha veprimet e mia kanë qënë që SPAK-u të reagojë. Nuk mund të mos e përshëndes pasi arrestimi iu referua denoncimit të PD, frika ime është vetëm nëse do ta cojnë deri në fund këtë afderë apo do ngelen vetëm me Lefter Kokën që është vetëm “bishti” i kësaj afere. SPAK është një numër individësh, duhet s’të tregojnë kurajën për4se janë zgjedhur, atyre u kam kërkuar të bëjnë punën për atë që paguhen, i kam bërë presionin që më kërkon publiku. Kanë hedhur një hap, sapo kanë filluar. Hetoni korrupsionin mund të ketë edhe individë të tjerë që kanë lidhje me partitë të tjera politike, duhet goditur korrupsioni. Ata që patën kurajën ta hedhin hapin e parë ju mbështesim pa kushte në zbatimin e ligjit për të bërë punën e tyre. Goditje nga drejtësia shqiptare për të korruptuarit këtë u kemi kërkuar SPAKU-t”, tha Basha për News 24.

/faxweb