Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story”, foli rreth testimeve që bëhen në vend dhe çmimeve në privat. Rama theksoi se çmimet në një sistem demokratik vendosen nga qeveria dhe jo nga privati.

Gjithashtu mosbërjen e tamponeve, kryeministri e lidhi me rastin e Lombardisë ku tampon u kryhet vetëm atyre që kanë simptoma jot ë lehta, të tjerët duhet të izolohen dhe të ndjekin protokollin edhe pa iu kryer tampon.

”Ke frikë se ke Covid, nuk do testohesh. Ke simptoma të lehta, nuk do testohesh. Lombardia i ka këto. Përse i sjell këto shembuj? Nëse ke shenja të lehta, do sillesh njësoj si e ke. Merr mjekun e familjes dhe nuk ke nevojë të alarmohesh as të panikosesh dhe është e rëndësishme që kjo luftë të përballet me përgjegjshmëri.

Ne nuk i kemi thënë askujt shko tek privati. Testet tek privati janë hapur vetëm për ata që duan të shkojnë jashtë. Nuk i rekomandojmë të tjerët. Qeveria nuk vendos çmime dhe ulja e cmimit ka qenë rezultat i jnjë insistimi të pafundëm të ministres së Shëndetësisë dhe më në fund, më vjen mirë që është rënë dakord të ulet cmimi. Nuk e bën dot shteti këtë se nuk jemi në komunizëm”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re