Komisioni Europian njoftoi sot se ka vendosur ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë mbi “legjislacionin që kriminalizon aktivitetet në mbështetje të kërkesave për azil dhe kufizon tutje të drejtën për të kërkuar azil”.

Komisioni shtoi se gjithashtu ka dërguar një letër njoftimi zyrtar për Budapestin lidhur me kushtet në zonat tranzitore të vendit.

Këtu hyjnë objektet e qëndrimit të refugjatëve përgjatë kufirit me Serbinë ku azilkërkuesit duhet të qëndrojnë për të marrë përgjigje pozitive apo negative lidhur me  aplikimin e tyre për azil.

Zonat gjenden në kushte të mjerueshme dhe konsiderohen si “qendra të paraburgimit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re