Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është shprehur se KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

 

Përmes një konference për shtyp nga KE është shprehur se BE është i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte.

 

“Pata një telefonatê me kryeministrin Rama tê enjten. Bashkimi Europian ështê krejtêsisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte. Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësië dhe kemi vendosur që do organizojmê një konferencê donatorësh për Shqipërinë”.

 

Ndërkohë pritet që të enjten komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re