Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka insistuar sot se nuk ka frikë t’i kritikojë aleatët kryesorë dhe ka pohuar se duke rikujtuar imazhin “e urryer” ndaj grupit britanik të krahut të djathtë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë një “veprim të gabuar”.
Siç raportojnë mediet britanike, megjithatë qeveria britanike nuk heq dorë nga vizita e paralajmëruar e Trumpit në këtë vend, pavarësisht nga një numër i madh thirrjesh për anulimin e vizitës./kp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re