Të vazhdojmë zbatimin e angazhimeve tona përkundrejt Bashkimit Evropian ka qenë mesazhi i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pas vendimit të Komisionit Europian për të rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati e cilësuan një konfirmimi të rëndësishëm këtë hap, dhe se tashmë duhet vijuar me rrugën e integrimit europian.

“Pas vlerësimit të kërkesës së nisur nga Hollanda, Komisioni Europian konsideron se nuk ekzistojnë rrethanat për të aktivizuar “mekanizmin e pezullimit të vizave” në rastin e Shqipërisë. Le të ndërtojmë mbi këtë konfirmim të rëndësishëm dhe të vazhdojmë të zbatojmë angazhimet tona përkundrejt Bashkimit Europian!”, shkruan Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re