Arben Malaj thotë se të rinjtë po ikin masivisht nga Shqipëria.

Ish-Ministri i Financave, gjykon se ky fenomen ka njohur rritje, pasi monopolizimi i shërbimeve ka bërë që të rinjtë të ndihen të braktisur dhe të mos gjejnë hapësirë të integrohen në tregun e punës.

Më tej Malaj, ka shenjëstruar zëvendëskryeministrin Erion Braçe.

“Kë paguajnë  “Llaguret  e Rilindasve”  nga politikanët dhe drejtuesit e autoriteteve  që duhet të garantojnë tregje të lira, që duhet të mbrojnë konsumatorët?

Pse zv.kryeministri Erion Braçe  që mund ta marrë vendimin brenda ditës për ti rrëzuar keto monopole, pozita  dominuese dhe abuzuese  sidomos në tregjet e shërbimeve nuk vepron?”, ka shkruar Malaj në rrjete sociale.

Shkrimi e plotë:

Të rinjtë  e braktisin Shqipërinë, sepse “Llaguret e  Rilindasve” jo vetëm në Vlorë po monopolizojne tregjet e mallrave dhe shërbimeve.

Ata zhvasin  e vjellin shqiptarët, pasurohen deri në mënyrë kriminale, pengojnë konkurencën e lirë, rritin  fitimet e tyre abuzive duke penguar hapjen e tregjeve  shërbimeve,  sepse rritin çmimet abuzive.

Ata  shtrentojnë jetën e mijëra individëve dhe familjeve.

Profesionet e lira janë sot profesionet e pa mundësive të lira.

Inspektoriatet në disa raste janë forma abuzive  për fitime jo ligjore duke rritur artificialisht vështirësitë dhe kostot e biznesit.

” Llaguret e Rilindasve”, hajdute të parave dhe shpresës së shqiptarëve sfidojnë edhe vetë shtetin.

Me bizneset e tyre informale dhe kriminale  ndërtojnë vila luksoze, ndërsa teknikët profesioniste dhe studentët shqiptare pengohen të futen në këto tregje dhe gjejnë si zgjidhje të vetme të braktisin vendin e tyre.

Kë paguajnë  “Llaguret  e Rilindasve”  nga politikanët dhe drejtuesit e autoriteteve  që duhet të garantojnë tregje të lira, që duhet të mbrojnë konsumatorët?

Pse zv.kryeministri Erion Braçe  që mund ta marrë vendimin brenda ditës për ti rrëzuar keto monopole, pozita  dominuese dhe abuzuese  sidomos në tregjet e shërbimeve nuk vepron?

Shqetesimi im qytetar dhe  profesional nuk ka të bëjë  vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për  qytet.

Ky model abuzimi, korrupsioni dhe kapjes së shtetit edhe në tregun e shërbimeve  vret  shpresën e  mijëra shqiptare dhe i detyron të braktisin familjet nga Shqipëria.

Edhe mos  veprimi nga qeveritarët  për të mos e  ndalur  monopolet, pozitat dominuese  abuzive dhe vjedhjet që përbëjnë krim është bashkëfajësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re