SHBA– Vijon sherri ‘live’ mes dy vëllezërve. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo është kapur sërish me fjalë me vëllain e tij, spikerin e CNN Chris. Gjithçka nisi sërish gjatë një transmetimi live, ku guvernatori ishte ftuar për të folur lidhur me masat e koronavirusit, por preferoi më shumë që të ngacomonte të vëllain.

Fillimisht u tall me të pasi po jepte lajmet nga bodrumi i shtëpisë së tij, dhe më pas e quajti “qofte”, pasi gazetari i tregoi një video ku po gatuante makarona me recentën e nënës së tyre.

BISEDA:

Guvernatori: Ku je?”

Gazetari: Po bëj një lidhje live me ty, ja ku jam

Guvernatori: Ku je fizikisht? Oh, je në bodrum. Tani të pashë. Kam dëgjuar se gruaja të lë shumë aty.

Gazetari: S’ka lidhje. Po punoj nga shtëpia dhe prandaj jam këtu se nuk gjeta vend tjetër më të qetë.  Megjithatë dje gatova salcën e mamit për familjen time, ajo ma mësoi dhe më tha se ia kam mësuar atij që mund ta bëjë më mirë. Mbaj gjithmonë foto të saj pranë kur gatuaj. Më pyeti për ty dhe i thashë që ishe tek shtëpia jote, me roje dhe me qenin e madh që mund të të sulmojë nga çasti në çast. Filloi të qante dhe ia mbylla.

Guvernatori: Ke qënë gjithmonë shumë i mirë për të manipuluar. Ke qënë gjithmonë “qoftja” e familjes. Nuk vij dot aty pasi disa të punojnë, apo jo? Nuk kam luksin të punoj për një orë në ditë.

Gazetari: Mos shko kudo, sepse mund të sëmuresh. E di që të pëlqen që të shkosh kudo. Por më duhesh se je vëllai i madh, je shtylla e familjes.

(k.m./dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re