Rama:

Kjo pyetje mbi lirinë e medias, është një mundësi shumë e mirë se si ne duhet të adoptohemi. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjë në këmbë, ky vend quhet Shqipëri.

Por pavarësisht se nuk jam dakord, përgjegjësia ime është që të adoptohem me këto familje. Unë e kam filluar nga vetja. Nuk kam dhënë ndonjë kontribut me përgjigjen që më vin ë nga goja, por tani i mbaj për vete. E kam bërë thjesht si një individ që vjen nga aty ku keni qenë ju, por mesa duket duke harruar, që nuk jemi njësoj, dhe më takon mua që ti shtrëngoj dhëmbët.

Ambrozia mund ta dëshmojë, që nuk kemi pasur asnjë problem. Ne nuk e kemi çuar përpara paketën e antishpifjes, nëse më thonë që kemi shqetësim për pavarësinë e RTSH, nuk e di se ikur ka qenë ndonjëherë më i pavarur, nuk ka komunikim mes nesh dhe atyre. Ne i dëgjojmë dhe adoptohemi, nuk mendoj se ka në ndonjë vend liri më të madhe të shpifjes sesa këtu. Është në nivelin më të lartë, a është kjo liri e medias, mua nuk më duket.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re