Skip to content

KE: Turqia, një partner kyç për Bashkimin Evropian

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi tha se Turqia përveç se është një vend tranzit i rëndësishëm dhe i besueshëm për sigurinë energjetike të Evropës, vazhdon të jetë një partner kyç për BE-në.

Varhelyi prezantoi në Parlamentin Evropian Raportin e Zgjerimit 2022 të Komisionit.

“Lufta në Ukrainë ka ndryshuar të gjithë mjedisin e sigurisë së Evropës”, deklaroi Varhelyi duke rikujtuar se ndaj Ukrainës dhe Moldavisë është dhënë statusi kandidat për anëtarësim ndërsa për Gjeorgjinë statusi i kandidatit potencial për anëtarësim.

Ai theksoi se 6 vende në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë pjesë e BE-së dhe se bashkimi i këtyre vendeve në mënyrën më të shpejtë në Union është në interesin strategjik të BE-së.

– “Türkiye një partner kyç për BE-në”

Lidhur me pjesën e raportit për Türkiye-n, Varhelyi tha se sfidat aktuale gjeopolitike e bëjnë më të nevojshme se kurrë që BE-ja dhe Turqia të punojnë ngushtë së bashku për çështjet si energjia dhe siguria ushqimore.

“Turqia luajti rol kyç në marrëveshjen e grurit në muajin korrik dhe për ndërmjetësim në negociata të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës. Vazhdon të jetë një vend tranzit i rëndësishëm dhe i besueshëm për sigurinë energjetike të Evropës”, tha Varhelyi.

Ai më tej deklaroi se marrëveshja për migracionin mes BE-së dhe Turqisë vazhdon të japë rezultate. “Përgëzojmë përpjekjet e Turqisë për të pritur më shumë se 4 milionë refugjatë të ardhur nga Siria dhe vende të tjera”, shtoi Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerim potencoi se numri i kalimeve të parregullta kufitare mes Türkiye-s dhe BE-së ka mbetur i ulët në masë të madhe në krahasim me periudhën para marrëveshjes.

“Turqia vazhdon të jetë partner kyç dhe vend kandidat për BE-në”, deklaroi Varhelyi i cili shtoi se vitin e kaluar me Türkiye-n është vazhduar bashkëpunimi dhe dialogu në fushat me bazë të interesit të përbashkët si lufta me ndryshimin e klimës, luftën kundër terrorizmit, sigurinë e energjisë, ushqimit, migracionit, shëndetësisë, tregtisë rajonale dhe transportit.

Burimi: AA