Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Berisha në një fjalimi të mbajtur për protestuesit poshtë banesës së tij, ai tha se demokratët do ti marrin kokën çdo armiku të votës së tyre.

Gjithashtu, ish-kryeministri thekson se populli opozitar i gatshëm për çdo sakrificë.

“Ka patur kohe kur kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh dhe banda, por në atë kohë kjo parti  doli me një moto: Kush prek votën prek kokën.

Edi Rama  e mbante mend atë kohë dhe e kuptoi që ne për votën ishim dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Se ne për votën do ti marrim kokën çdo armiku të votës tonë.

Edi Rama, “Rruga e Shpresës”, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar të ka dënuar për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.

Ke zgjedhur rrugën e burracakut, hajdutit, frikacakut, ke përborur mercenarë dhe grupe kriminale dhe i ke ndërzyer si çakej kundër opozitës, por opozita nuk mund të mposhtet aq sa mposhtet dëshira e një populli për të votuar i lirë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re