Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë listën me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
I pari në këtë garë për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve është ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të ILD-së mes 5 kandidaturave, zgjidhet automatikisht i pari, që është Artur Metani.
Lista përfundimtare e renditjes:
Artur Metani 89.6 Pikë
Sokol Stojani 89 Pikë
Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
Eris Hysi 78.3 Pikë
Lindita Troja 63.4 Pikë.
