“Me votimin sot në seancën plenare, Kuvendi çoi në një tjetër ngërç Gjykatën Kushtetuese”.- kështu u shpreh Sekretari Organizativ në PD, Eno Bozdo i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24. Ndërsa e konsideroi kushtetuesen si një nga kushtet themelore të Bundestagut gjerman por jo vetëm, Bozdo tha se sot vendi ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese të paparagjykuar, por mënyra se si po ndërtohet ajo, sipas tij do të shkojë sërish në ngërç.
‘Është një nga kushtet që Komisioni do t’ja vë përpara qeverisë edhe nëse çelen negociatat. Na duhet një gjykatë kushtetuese funksionale, dhe e pakapur, kështu si po ngrihet duket sikur do të shkojë drejt bllokimit. Kuvendi përmes levës së tij, KED-së ka zgjedhur të jetë palë me Ramën dhe i ka hequr sot të drejtën kushtetuese Presidentit të zgjedhë.
Gjykata Kushtetuese duhet ë jetë e balancuar. Sot maxhornaca me një ngritje dore, ka emëruar dy personat e tij në Kushtetuese. Kjo në rastin më të mirë do të shkojë në ngërc. Shqipëria sot ka nevojë për gjykatatë kushtetuese ku të gjithë ta besojnë atë. debati është tërësisht politik.
Gjykata Kushtetuese do të shkojë në ngërc, sepse do të jetë e paragjykuar nga palët për mënyrën se si po ndërtohet sot. Nuk sjell paqe sociale. Kemi nevojë ta njohin kushtetuesen si një arbitër të fundëm.
Ne sot kemi nevojë në mënyrë urgjente për një gjykatë Kushtetuese të paparagjykuar. Sot kjo gjë u minua thellë dhe nuk do të rikuperohet më. Është një cast i paprecedentë.’ tha Bozdo.