Janë botuar në Fletoren Zyrtare katër emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Arta Vorpsi rezulton e para.

Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’.

1.Arta Vorpsi 89.642 pikë

2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë

3.Elsa Toska 85.428 pikë

4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë

Kushtetuta përcakton se kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) duhet të zgjidhet edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pasi zgjodhi Besnik Canin në këtë gjykatë, Meta nuk ka pranuar të lëvizë për përzgjedhjen e emrit të dytë, pasi si pasi tij, si Presidencës, ashtu edhe Kuvendit, u është vendosur në dispozicion e njëjta listë me emra.

Sipas Metës, kjo do të cënonte procesin e përzgjedhjes në Kuvend për dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi sot se “të hënën mbyllim vakancat në Gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen dy të tillë, deri në janar do zgjidhet i treti”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re