Koha e përgatitjes-15 minuta

Koha e pjekjes-45 minuta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:260 g miell Tip 00 • 60 g miell bajamesh ose arrë kokosi e grirë • 3 vezë • 60 g gjalpë i tretur, i vakët • 250 g djathë Mascarpone • 180 sheqer kaf ose i bardhë • 250/300 g luleshtrydhe • 3 lugë qumësht • 1 bustinë vanilje • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g) • një majë thike kripë

PËRGATITJA:1.Luleshtrydhet e lara i presim në copa dhe i lëmë mënjanë.

2. Në një tas rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike të tyre, derisa të bëhen si shkumë, shtojmë djathin Mascarpone me lugë, miellin dhe sodën me sitë, miellin e bajameve, vaniljen, qumështin, gjalpin dhe kripën.

3. Shtojmë një pjesë të luleshtrydheve dhe i përziejmë me spatul ose lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, shpërndajmë në sipërfaqe luleshtrydhet që kishim lënë mënjanë dhe e vëmë të piqet për 45/50 minuta. Pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, që të mos digjet. Më pas, bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër, keku është gati.

Source @living.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re