Skip to content

Kek me mollë, receta më e shpejtë dhe më e shëndetshme per ju

Receta nga Linda Fishta mundësuar nga Tescoma

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:200 g gjalpë në temperaturë ambienti 140 g miell pa gluten 70 g niseshte 120 g sheqer3-4 mollë 3 vezë 1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 3 lugë sheqer kaf1 lugë kanellë pluhur.

PËRGATITJA:Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.

Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.

Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.

Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.