Pothuajse çdo kompani në botë që ka të bëjë me aksesorë mobilë të paktën do të prodhojë një këllëf për Galaxy S10 por vetë Samsung do të jetë i pari.

Këllëfët e Samsung zakonisht kanë rezultuar të mrekullueshëm por këllëfi i fundit LED është diçka krejt tjetër.

I publikuar në rrjetin social Twitter, këllëfi ka një efekt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, një efekt vetëtime quajtur “Emotional LED Lightning”.

Tradicionalisht Samsung ka shitur një këllëf LED për telefonët por gjithnjë kanë qenë me kapakë. Kështu ju merrnit njoftime LED dhe orën në pjesën ballore të telefonit.

Ishte shumë e dobishme. Por këllëfi LED i Galaxy S10 është ndryshe sepse dritat LED janë në pjesë e pasme. Njoftimet shfaqen vetëm në telefoni është me fytyrë poshtë.

Mesa duket ky këllëf do të marrë energjinë nga sistemi induktiv i karikimit wireless. Do të përdorë paksa bateri por nuk do të donit të humbitnit efektet e mrekullueshme LED.

Samsung zakonisht merr 50 dollarë për këllëfët LED, jo pak për një aksesor. Këllëfi do të jetë për Galaxy S10, S10+ dhe S10e. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re