Në Berat sot është zhvilluar edicioni i shtatë i gjysmëmaratonës duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë të sportit beratas. Këtë vit gjysmëmaratona kishte veçanti sepse këtj aktiviteti të Bashkisë Berat iu bashkua edhe Federata Shqiptare e Atletikës. Madje në këtë gjysmëmaratonë, e cila sot njëkohësisht ishte edhe kampionati kombëtar i atletikës. Ndaj sot në Berat Berat janë prezantuar me presidentin Gjergj Ruli dhe sekretarin e përgjithshëm Nikolin Dionisi.

Në këtë garë morrën pjesë 78 vrapues jo vetëm nga Shqipëria por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi madje edhe nga Greqia e Holanda duke i dhënë një karakter edhe më ndërkombëtar kësaj gare. Këtë vit moti ishte më i freskët krahasuar me vitin e shkuar duke ua bërë edhe më të thjeshtë garën  vrapuesve, të cilët ishin nga mosha e kategori të ndryshme dhe ashtu, si në vitet e fudnit nuk kanë munguar as vrapueset femra.

Edhe këtë edicion ashtu, si gjashtë të mëparshmit është sërish kampioni kombëtar i garave të thellësive dhe maratonave në Shqipëri Ilir Këllezi fiton garën. Korçari Këllezi e kaloj i pari vjën e finishit me një kohë 1 orë 14’ minuta dhe 38’’ sekonda duke realizuar mrekullinë e tij të shtatë në Berat dhe duke treguar diktatin e tij në këtë disiplinë. Pas tij u rendit maqedonasi Aleksandër Kiradjev dhe podiumin e plotësoj Naim Gashi nga Kosova.

Ndërsa për femra është Biljana kiradjeva nga Maqedonia e Veriu që mbërrin e para duke lënë pas vetes dyshen e vajzave nga Tirana Runs: Elirë Mançaj dhe Endjola Abdiu. Ndërkohë pas garës janë ndarë çmime speciale edhe për vrapues të tjerë, si: Nexhat Xhemalçe vrapuesi më i moshuar në maratonë me moshën 83 vjeç bashkë me Kajo Myftarago dhe beratasin Agim Baraj ishin veteranët e kësaj gare. Një nderim u dha edhe për vrapuesin Dashamir Çali, si çmim special për Policinë e Shtetit. Ndërsa ish ushtaraku Festim Hoxha ka vrapuar me fotot e dy ushtarakëve që humbën jetën në Letoni: Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Por kjo garë ishte njëkohësisht edhe Kampionati Kombëtar i Atletikës duke marrë për bazë vetëm kohët e garuesve nga Shqipëria. Kampion është shpallur fituesi i gjysmëmaratonës Ilir Këllezi dhe pas tij janë renditur Kristo Naçi dhe maratonomaku beratas Gazmend Shehu. Elirë Mançaj është kampionia për femra dhe Elbi Hoxha për të rinj./Berati.TV

Gjysmëmaratona e Beratit

Meshkuj:

  1. Ilir Këllezi                    1 h 14’ 38’’
  2. Aleksandër Kiradjev 1 h 18’ 28’’
  3. Naim Gashi            1 h 26’ 18’’

Femra:

  1. Biljana Kiradjeva 1 h 34’ 52’’
  2. Elirë Mançaj 2 h 05’ 54’
  3. Endjola Abdiu 2 h 12’ 57’’

Çmime speciale:

Atleti më i moshuar:  Nexhat Xhemalçe

Atleti i forcave policore: Dashamir Çali

Kampionati kombëtar:

Meshkuj:

  1. Ilir Këllezi    1 h 14’ 38’’
  2. Kristo Naçi      1 h 31’ 54’’
  3. Gazmend Shehu 1 h 38’ 30’’

Femra:

  1. Elirë Mançaj    2 h 05’ 54’’
  2. Endjola Abdiu 2 h 12’ 57’’
  3. Megi Dhimitri 2 h 41’ 30’

Të rinj:

Kampioni: Elbi Hoxha                  1 h 37’ 51’’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re