Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, pas denoncimit të djeshëm ndaj kreut të varrezave të Sharrës Agron Tafa, thotë se është prerë teli i energjisë që ndriçon rrugën.

Sipas tij, kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill!

Reagimi i plotë:

Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill

Dje reagova lidhur me kërcënimet me largim nga puna dhe joshjet deri në 150 euro që drejtori i varrezave të Sharrës Agron Tafa aplikon me vartësit e tij dhe banorët e Sharrës, në këmbim të votës për PS.

Pikërisht tani, banorët më sinjalizojnë se kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre. Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill! Përgjegjësisë për këto akte nuk do t’i shpëtosh dot!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re