Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, premtoi ndëshkim për çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Tiranës në 8 vitet e fundit. Gjatë një takimi me banorë të Farkës, Petrelës, Baldushkut Këlliçi deklaroi se duke filluar nga inceneratori e deri tek tenderi më i vogël, të gjitha do të çohen në prokurori. Ndaj sipas tij, rivali socialist Erion Veliaj ka ashpërsuar tonet në këtë fushatë.

 

“Nxin se e kupton që po vjen momenti i të vërtetës i llogaridhënies. Nxinë se e di mirë që unë do hap letrat në Bashkinë e Tiranës, do hap letrat për ata që kanë shkelur ligjin, duke filluar nga inceneratori i Tiranës. Do të shkojë te inceneratori i Tiranës për t’i treguar të gjithë qytetarëve a ka incenerator apo jo. A përpunohen mbetjet tona! A digjet dhe prodhohet energji elektrike apo jo! Dhe nëse kjo nuk ndodh do anullohet kontrata dhe do shkojnë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.”

 

Këlliçi akuzoi për korrupsion kreun e bashkisë edhe në lidhje me menaxhimin e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve dhe sipas tij, për këtë arsye, edhe banorët në zonat rurale kanë problem me furnizimin me ujë.

 

“Po pse e paguajnë UKT-në? Sepse ish-drejtori i UKT-s në bashkinë e Tiranës, banditi Mariglen Qato ka marrë 25 milionë euro, 29 tendera nga UKT dhe bashkia e Tiranës, ndërkohë që duhet të siguronte ujin e pijshëm për ju. E bën dot ai këtë pa lejen e Erion Veliajt? Po si ka mundësi që Arben Maloku, në Kasallë, në Tapizë, në Dritas, në Zall Herr, që më shkruajnë çdo ditë njerëzit që po blen vota, ndërton pesë kate pa leje në hyrje të tregut “Çam”?

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” takoi edhe personat me aftësi ndryshe, të cilëve u shpjegoi se synon të krijojë më shumë vende pune për ta.

Sinkron

Këlliçi premtoi se 5% e administratës së bashkisë së Tiranës, do të ketë të punësuar qytetarë me aftësi ndryshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re