Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar reagimi i deputetëve të PD-së në seancën e sotme të Parlamentit, e cila filloj më tona të larta dhe bllokimin të foltores, ndërsa pati edhe konfrontime fizike mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës.

I ftuar në News24, Këlloçi u shpreh se situata e krijuar sot është  pasojë e dhunës që mazhoranca ushtron prej kohësh ndaj opozitës, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se është në shërbim të Partisë Socialiste.

“Askush nuk e dëshiron këtë pamjeve, por në momentin kur sheh dhunë permanente ndaj opozitës do të shihni pamje të tilla”, u shpreh ai.

“Kjo është pasojë që e ka një shkak si pasojë e dhunë trejavore ndaj deputetëve të opozitës. Në një rast të paprecedentë është mohuar ngritja e tre komisioneve hetimore të kërkuar në tre javët e fundit por në total të 8 kërkesave për komisioneve. Për herë të parë, Kuvendi merr atributet e opozitës.

Kryetarja e Kuvendit cakton kush është kreu i grupit të Partisë Demokratike dhe cakton ajo kush është anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Askush nuk e dëshiron këtë pamjeve, por në momentin kur sheh dhunë permanente ndaj opozitës do të shihni pamje të tilla.

Lindita Nikolla nuk është më kryetare e Kuvendit, por zëdhënëse e qeverisë. Destruktive është t’i mohosh të drejtën opozitës për komision hetimor. Nëse e lejon seancën, i bie që je opozitë fasadë. Opozita ka fjalën aty dhe në momentin që i mohohet e drejta sigurisht do të ketë reagime të tilla. Lindita Nikolla ka qenë si funksionare e Partisë Socialiste dhe jo si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Kjo opozitës është votuar për të qenë aty. Në 90% të seancave plenare nuk e sheh kryeministrin të vijë”, theksoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re