Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi vijon takimet ne zonën e Kombinatit.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh dhe foto nga takimet e zhvilluar në tregun në ish Qytetin e Nxënësve.

“Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.

Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të levizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.
U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.

Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.

Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë!

Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko