Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël dhe të mesëm në kombinat.

Njoftimin për këtë takim Drejtuesi politik i PD për këtë zonë e ka bërë në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë

Takim me biznesin e vogël dhe të mesëm në Kombinat, për t’i njohur nga afër me programin e PD. Gjetëm dakordësi për taksimin 0.5% të xhiros vjetore.

PD në qeverisje:

1) Moratorium 1-vjeçar që ndalon gjobat ndaj bizneseve!

2) Jo më shumë se 10% inspektime apo kontrolle të bizneseve.

3) Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale.

4) Do ulë numrin aktual të liçencave dhe lejeve të biznesit që jepen sot nga shteti, dhe do përgjysmojë afatet ligjore të lejeve nga 60 në 30 ditë.

Më 25 prill nis ndryshimi!

Takim me biznesin e vogël dhe të mesëm në Kombinat, për t'i njohur nga afër me programin e PD. Gjetëm dakordësi për…

Posted by Belind Këlliçi on Monday, March 1, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re