Kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me demokratë në Yrshek dhe në Katundin e Ri.

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se kjo rrethinë e Tiranës duhet trajtuar me investime në infrastrukturë”.

“Banorët duhet ta ndjejnë veten pjesë të Tiranës dhe jo të përjashtuarit e saj të radhës”. “Më 25 prill, bashkë për ndryshimin!”, shkruan Kelliçi

Postimi i plotë:

Me ekipin e demokratëve në Yrshek dhe Katund i Ri, diskutuam ploblemet më emergjente të komunitetit, të cilat anashkalohen ose, në rastin më të keq, mohohen nga Bashkia Tiranë.

Probleme ka kudo ku shkojmë. Kuptohen me sy të lirë.

Mohimi dhe propaganda nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve. Gënjeshtra dhe manipulimi nuk jetojnë gjatë. Banorët nuk kanë nevojë të shohin Yrshekun në Facebook-un e Erionit, se aty jetojnë dhe e njohin mirë realitetin e zonës.

Kjo rrethinë e Tiranës duhet trajtuar përparësisht me investime në infrastrukturë.

Banorët duhet ta ndjejnë veten pjesë të Tiranës dhe jo të përjashtuarit e saj të radhës.

Më 25 prill, bashkë për ndryshimin!

Me ekipin e demokratëve në Yrshek dhe Katund i Ri, diskutuam ploblemet më emergjente të komunitetit, të cilat…

Posted by Belind Këlliçi on Sunday, February 21, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re