Skip to content

Këlliçi: Niko, s’paske ndryshuar! Largimi i ministren e Jashtme nga klubi i anglishtfolësve… Ndërhyn Spiropali: Për një gjë më vjen keq, largimin e paralajmëroi Berisha!

kellici

Kanë vijuar replikat në Kuvend, këtë herë mes Belind Këlliçit, Peleshit dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Këlliçi: E tentove të na hiqje fjalën. Se kuptoj këtë qasje tënden. Kjo shkon dhe me projektin e PS për të hequr fjalën dhe përgjysmuar fjalën e opozitës. Paskeni përjashtuar 20 ditë Shehajn, kur s’ka bërë gjë. Niko mos u bëni mburojë e korrupsionit. Kërkova të zbatohej kërkesa për masën ndaj Ballukut. Këtë kërkon Brukseli dhe ndërkombëtarët. Është absurde që tu ndalosh replikën opozitës. Ia mbaruat dhe fjalën dhe ndërhytë te fjala e Zhupës. Unë prej 3 muajsh nuk kam qenë në seancë, është e turpshme drejtimi i kësaj seance. Çohet kryetari i grupit të PS fyen kryetarin e grupit të PD dhe i tërhiqet vëmendja bardhit. Të futemi në normalitet në këtë seancë. Lërini konfliktet. Qëndroni në lartësinë e detyrës suaj.

Spiropali: Nuk flas vetëm anglisht, flas dhe gjuhë të tjera. Më mirë se shqipen s’flas asnjë gjuhë tjetër mirë. Flas mirë, troç. Çdo detyrë në Kuvenduni e Shqipërisë është nder. Jam e qartë, e qetë. E vetmja gjë që më vjen keq, se largimin e paralajmëroi Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur se i doli fjala, dhe asgjë tjetër.