Kryetari i Komisionit Drejtues të Kuvendit, Belind Këlliçi, e konsideroi të ligjshëm sipas Statutit Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij 4200 firmëtarë delegatë janë të pranishëm në sallë, dhe firmat e tyre janë verifikuar.

“Ky Kuvendi është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD. Në Lidhje me kuorumin numri i delegatëve është 4935 delegatë. Numri minimal duhet të ishte 3824, ndaj kuorumi është i arritur. Nga ky moment Kuvendi ka nisur punimet zyrtarisht”, tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re