Ish-deputeti i PD-së, në tubimin para Bashkisë Tiranë, është shprehur se protesta bëhet pa dallime partiake.

Ai tha se protesta është thirrur nga opozita, por u shërben qytetarëve socialistë e demokratë.

“Me mbrojtjen e qytetit të Tiranës ju lartësojmë ju, PD dhe qytetarët. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak, është e thirrur nga opozita është në shërbim të qytetarëve pa bindje politike, socialistë e demokratë. Të gjithë vidhemi njësoj.

Garantojmë SPAK, se ato para që po i gjen dot, i ka gjetur dhe do vijojë ti gjejë grupi i ekspertëve dhe opozita. Do të demaskojmë këdo që rreshtohet krah hajdutëve e banditëve”, tha Këlliçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re