Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u premtoi banorëve të zonës së restorant Durrësit, rikualifikimin e pallateve të ndertuara para viteve 90`. Këlliçi shpjegoi se synon që ndërtesat e vjetra t’i nënshtrohen një rikualifikimi, duke bërë termoizolimin e tyre e duke vendosur ashensorë të jashtëm.

 

BELIND KELLICI

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

“ Pikësëpari duke ndërhyrë në gjithë suvatimin e pallateve duke patur një uniformitet, duke ndërhyrë në opsionin për të patur një termoizolim të pallateve për të krursyer energji. Po mbi të gjitha për të patur mundësinë për bashkëfinancimin bashkë me banorët”

 

Sipas Këlliçit, kjo pjesë e programit të tij synon ta bëjë jetën më të lehtë për qytetarët e Tiranës.

 

“Dhe t’ia bëjmë të jetueshme Tiranën. Dhe pikërisht në këtë njësi duam të implementojmë këtë lloj projekti, në mënyrë që edhe atyre të moshuarëve, të cilët kanë dy muaj apo një muaj që nuk dalin nga shtëpia, për shkak se e kanë të pamundur, për shkak se jetojnë në kat të pestë, e kanë shumë vështirë të hipin dhe zbresin shkallët çdo ditë, ne t’ua lehtësojmë jetën. T`u japim një jetë komunitare në mënyrë që ata të dalin, të kenë akses, të shijojnë jetën e tyre dhe të mos jenë të mbyllur brenda katër mureve dhe të mos kenë kujdes nga të afërm, nga miq apo dhe nga komshinj”

 

Në njësinë numër 8, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se asnjë pallat i ndërtuar para 50 vitesh, nuk do të shembet pa miratimin e banorëve.

 

“Po dhe ata që janë banorë autoktonë, dhe ata që i kanë dokumentat e rregullta, siç ndodhi te “Myslym Keta”, dhe ata që janë vendalinj shumë shumë të vjetër, vetëm për faktin që jetojnë në pallate mbi 50 vjeçare sot ndihen të kërcënuar, nga bashkia sepse mund t’i vejë syrin nesër për të rrëzuar pallatin, për t`i prishur shtëpinë, për të bërë aty një kullë betoni dhe për ti degdisur ata në një zonë tjetër në periferi të Tiranës.”

 

Këlliçi i ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime ditën e dielë, për të vendosur të ardhmen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re