Një tjetër ngjarje e rëndë është shmangur në konviktet e Qytetit Studenti, ku shkak është bërë sërish rënia e suvatimit të tavanit, këtë herë në katin e tretë të godinës nr 20.

Denoncimi është bërë nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili në një postim në Facebook shkruan se, 30 studente që jetonin në këtë kat të konviktit tashmë kanë mbetur pa strehim

‘Skandaloze! Tavani i godines nr.20 te qytetit studenti ka rene ne te gjithe hapsiren e katit te trete. 30 vajza qe banonin ne kete godine jane nxjerre jashte duke mos patur asnje mbeshtetje. Reagimi i autoriteteve qe e kane mendjen per propagande dhe te mbushin xhepat ka qene: “shkoni ne hotel se nuk kemi c’bejme”. Studentet e prinderit e tyre paguajne per konviktet dhe serish detyrohen te paguajne per hotel.

Ky eshte “pakti per universitetin” i Edi Rames. 30 vajza qe vijne nga rrethe te ndryshme, te lena jashte pa asnje mbeshtetje, ne mes te nates. Kjo eshte puna e kesaj qeverie. Ky eshte standardi i Edi Rames! Nderton per show, mbush xhepat dhe pastaj gjithcka shkaterrohet. Fatmiresisht s’ka patur njeri ne godine ne ate cast dhe nuk ka patur te lenduar. Ketij fakti duhet ti gezohemi te gjithe sot!’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re