Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte në këtë fillim jave me subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”.

 

Në bashkëbisedim me pronarët e biznesve, Këlliçi prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës.

 

“Të gjithë tregtarët që po takoj këtu, e njëjta gjë. Situata keq e më keq. Kemi planin për taksat, për tarifat, për biznesin e vogël, t`i japim frymëmarrje. Planin për uljen e taksave dhe tarifave ta garantoj që do e bëjmë realitet. Aty është programi për të ulur taksat dhe tarifat, për të fituar më shumë biznesi i vogël. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë. Një njeri me punësu më shumë, me pas më shumë të ardhura, janë 41 mijë vetë më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka gjallëri, ka optimizëm”-tha Këlliçi.

 

Belind Këlliçi akuzoi kreun aktual të Bashkisë Tiranë se se do të shemb tregun Industrial për të ndërtuar kulla.

 

“Më kryesorja është, për mendimin tim, është me ndalu projektin që kanë se duan ta shembin tregun të bëjnë pallate. Ky është problem. Këtu janë mijëra familje të punësuar po ta marrësh, se nuk është vetëm biznesi, por janë shërbimet, janë të gjithë ata që përfitojnë”-tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re