Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e PD.

Ai tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet me polici, teksa shtoi se ky është një provokim pasi PD është e demokratëve dhe nuk duhet të mbrohet nga askush.

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re