Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, u ka sqaruar banorëve të kryeqytetit programin e tij për Tiranën e 4 viteve të ardhshme.

 

Gjatë takimeve me bizneset që ndodhen në zonën e Pazarit të Ri, Këlliçi premtoi një qasje ndryshe ndaj tyre, duke i dhënë zgjidhjeve problemeve me të cilat ata përballen çdo ditë.

 

BELIND KELLICI

 

KANDIDAT I KOALICIONIT “BASHKE FITOJME”

 

“Janë çështje që zgjidhjen komplet. Janë çështje që marrin zgjidhje, vetëm çështje vullneti. Të falenderoj shumë që mi bëre të qarta. Tre javë janë, për veten tuaj, për të gjithë Tironën. Vetëm me pozitivitet, se ka nevojë për energji të mirë, se janë lodhur njerëzit, u ka ardhur shpirti në majë të hundës”

 

Belind Këlliçi shpjegoi se Tirana duhet të jetë një qytet më miqësor edhe për personat e moshës së tretë, duke premtuar ndër të tjera edhe ndërtimin e 500 oazeve të gjelbra në lagjet e kryeqytetit.

 

“Një gjë që është tronditëse, që nuk ka dalë aq sa duhet në media, është 4 deri 5 fishuar numri i atyre që humbin jetën vetëm në shtëpi dhe nuk i din se kanë fëmijët jashtë. Janë vetëm se i kanë fëmijët jashtë, nuk e di njeri, se nuk kujdeset kush. Ndërkohë që minimumi që kemi ne në program, përveç ndërtimit të dy azileve të tjerë që duhen me sezbën, po me bë një kënd pushimi me pas një stol, me pas një lulishte, me pas një nisëm vullnetare që kemi në komunitet me i ndihmu, me i shku dikush, me kthy jetën komunitare në qytet”

 

Në qendër të programit të Belind Këlliçit është ulja e kostove të jetesës në kryeqytet dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, duke lehtësuar trafikun e duke shtuar hapësirat e gjelbra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re