Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka uruar sot në 30-vjetorin e saj të themelimit Partinë Demokratike, ndërsa ishte në Vaqarr për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Zgjodhëm të qëndronim me familjet në nevojë, për t’u ardhur sadopak në ndihmë në këto ditë të vështira për vendin tonë”, shkruan Këlliçi.

Më tej ai shprehet se PD ka qenë, është dhe do të jetë përherë, burim shprese për Shqipërinë dhe do të jetë aty ku vendi do ketë nevojë.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditëlindjen, Partia Demokratike e Shqipërisë

Linde në kohë të errëta për t’i dhënë shpresë e të ardhme Shqipërisë. Me ty, Shqipëria njohu mendimin ndryshe, votën e lirë, lëvizjen e lirë, lirinë e besimit dhe të shprehjes. Me ty Shqipëria gjeti kurajon për të dalë nga errësira. PD është frymë, identitet, krenari! Është bashkimi i studentëve dhe intelektualëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa

Sot, në 30-vjetorin e themelimit të forcës së parë demokratike në vend, sëbashku me të rinj të FRPD zgjodhëm të qëndronim me familjet në nevojë, për t’u ardhur sadopak në ndihmë në këto ditë të vështira për vendin tonë.

Jemi aty ku vendi ka nevojë!

PD ka qenë, është dhe do të jetë përherë, burim shprese për Shqipërinë!

Ndryshimi do të vijë!

#Dekadaerinise

PD Dega 15 Tirane

Saimir Lika

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re