Policia vihet në kërkim të Kemalit. Ejlyl merr një letër dhe mëson se Kemal është gjallë. Kader vendos t’i tregojë Nerimanit në këmbim të zarfit të prindërve.

Songyl mendon se Kader i ka tradhëtuar mikeshat por në fakt ajo e ka gënjyer Nerimanin. Neriman e ka mashtruar Kaderin dhe brenda zarfit nuk shkruheshin emrat e prindërve të saj. Neriman tenton të godasë Kaderin por Songyl e ndalon.

Mesude shkon për të verifikuar një trup të vdekur nëse është Kemali. Nazan bie në depresion pas ndarjes nga Tefiku. Songyl nxehet me Kaderin dhe i kërkon të kuptojë që nuk do t’i gjejë kurrë prindërit. Feride mëson se Neriman ka tentuar të godasë Kaderin.

Neriman vendos të ankohet për Songylin por Feride e kërcënon se do tregojë që ajo tentoi të godiste Kaderin. Defne urdhëron Meralin të mësojë çfarë ka mes Songylit dhe Gynejit.

Meral vendos ta zbulojë duke përdorur Songylin por kjo e fundit e kupton shpejt lojën. Songyl thotë para të gjithëve që Defne është e dashuruar me Gynejin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re