Martesa e tij me aktoren Fahriye Evcen bëri bujë të madhe e besa edhe mërziti shumë femra që mbase vetë duke e shikuar ‘dashuroheshin’ pas pamjes së tij tërheqëse.

E sa i përket raportit të çiftit në fjalë shumë herë u aludua për kriza martesore si shkak i xhelozisë nga të dyja palët, por nuk u dha ndonjë deklaratë e prerë.

Çuditërisht Burak ka zgjedhur kësaj radhe të marrë energji duke zgjedhur të pushojë këtë sezonë të këndshme dimri në një vend malor.

Por, pranë tij nuk shihet bashkëshortja e kjo mbase ngritë dyshime për ndonjë periudhë krize apo kohe që kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re